Deputeti i Vetëvendosejs, Haki Abazi, së shpejti do dalë para Prokurorisë Speciale, për të raportuar mbi deklaratat e sotme të tij rreth rastit të Astrit Deharit.
”Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se ka dëgjuar me vëmendje deklaratat e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, dhënë sot për media, dhe se i njëjti së shpejti do të ftohet për intervistim”, thuhet në përgjigjien e Prokurorisë Speciale, transmeton klankosova.tv.