Pas deklaratës së sotme të liderit të LDK-së, Isa Mustafa i cili sot i kërkoi Kurtit që ta tërheq vendimin për Agim Veliun dhe ta heq taksën 100%, në mënyrë që mos të prishet koalicioni, ka reaguar zëvendëskryeministri Haki Abazi.
Ai në një deklaratë për Gazeta Blic ka theksuar se Albin Kurti nuk kërkon falje për shkarkimin e Veliut.
Ai që duhet të kërkoj falje sipas Abazit, është Agim Veliu.
“Në fakt Agim Veliu duhet të kërkoj falje si ministër që ka thënë se duhet të shapllet gjendje e jashtëzkonshme kundrejt qëndrimit të qeverisë dhe kryeminsitrit Albin Kurti
Nëse burimi i problemit është te ndryshimi i gjendjes së menaxhimit të situatës në Kosovë, atëherë është devijim i qëndrimit zyrtar i Agim Veliut ndaj shtetit, nuk është kryeminsitri që këkron falje për këtë punë”, ka theksuar Agim Veliu për Gazeta Blic.
Ai ka theksuar se kryeministri e ka në dorë kthimin e Veliut.
“E ka në dorë kryeministri këtë çështje (kthimin e vendimit) por në kushtetutë është e qartë e sheh te komptencat e kryemisnitrit ku thuhet kryeministri duhet të siguroj zbatim dhe koherencën e plotë në zbatimin e vendimeve të qeverisë”, tha ai.
Sipas Abazit duhet të shihet fillimisht interesi kombëtar.
“Nëse po flasim për nivelin e kërkim faljes dhe për kthimin e situatës se ai është vendim tjetër, atëherë kërkim falje duhet të bëjë Agim Veliu që ka thyer qëndrimin e qeverisë, por nuk duhet ta shohim situatën në nivelin e kthimit të vendimeve të kryeministrit, por duhet të shohim interesin kombëtar të qytetarëvë dhe të ecim si qeveri përpara, mos të shantazhohemi me një përkufizim të kërkesës së presidentit për shpallje të jashtëzakonshme”, tha Abazi për Blic.
Sa i përket heqjes së taksës, kërkesë kjo e Isa Mustafës, Abazi ka theksuar se kjo çështje e nivelit qeveritar e jo e atij partiak.
“Çështja e tarifes është që ne po e diskutojmë si qeveri në nivel qeveritar, kjo nuk është që të diskutohet në nivel partive sepse është vendos nga qeveria dhe diskutohet brenda qeverisë dhe ne po punojmë intevizisht për këtë ….. dhe nuk është çështje e një kryetari partie është vendim qeverisë kjo.”, tha ai.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka shkruar në Facebook për bisedën që ka bërë para katër ditësh me kryeministrin Albin Kurti në praninë e Vjosa Osmanit dhe Avdullah Hotit.
Mustafa ka thënë se në adresimin që ia ka bërë kryeministrit i ka kërkuar ta heqë tarifën dhe të mos rrezikojë partneritetin me ShBA-në në të kundërtën do të dalin nga koalicioni.
Të nderuar partnerë të koalicionit qeverisësPo e bëj publike adresimin që ia kam bërë Kryeministrit Kurti, më 16 mars të këtij viti. Katër ditë pasi që në zyrën e tij, së bashku me z. Vjosa Osmani, Kryeparlamentare dhe z. Avdullah Hoti, zv. Kryeministër ia bëmë me dije se mosëheqja e tarifës dhe ashpërsimi i marrëdhenieve me SHBA-të do ta sjellë në pikëpyetje koalicionin tonë.
Në vijim adresimi:
“I nderuari Kryeministër, Kurti
Si partner i koalicionit, unë dhe drejtuesit tjerë të LDK-së ndajmë bindjen se nuk duhet të rrezikojmë partneritetin me SHBA-të. Se duhet ta heqim tarfën dhe Qeveria ta merr përgjegjësinë që i takon në dialog. LDK ka mbështetur Rezolutën në Kuvend për dialogun dhe nuk do të mbështes në asnjë rast një marrëveshje që prek kufijtë dhe organizimin e brendshëm.
Ne nuk mund të rrezikojmë partneritetin me SHBA-të, për shkak të tarifës.
Prezenca e fuqishme e SHBA-së në Kosovë është jetike për vendin tonë.
Kemi probleme të mëdha me virusin Covid-19. Këtë betejë duhet ta fitojmë bashkërisht.
Nuk e kemi bërë koalicionin për ta prishur, por për të bërë ndryshime.
Prandaj të lutem për mirëkuptim që tarifa të hiqet gjatë kësaj jave. Mos e kupto këtë si kërkesë të njëanshme por si interes të përbashkët.
Nese vazhdohet kështu, posa ta kapërcejmë këtë situatë emergjente me Virusin, si LDK do të detyrohemi të dalim nga koalicioni, sepse nuk duam të jemi bashkëpërgjegjës të prishjes së marrëdhënieve me aleatin tonë kryesor.
Për këtë do ta njoftoj edhe Ambasadorin Grenell.”
Me respekt,
Isa MustafaPërgjigjen që e mora nga Kryeministri Kurti, më 18 mars ishte shkarkimi në kundërshtim me Marrëveshjen për koalicion, të nënkryetarit të parë të LDK-së, z. Agim Veliu nga pozita e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike dhe shpallja e tij, hiq më pak se, tradhtar në adresimin e tij qytetarëve në mbrëmjen e asaj ditë.
Pyes, juve qytetarë të nderuar, edhe disa nga juve perfaqësues të korit diplomatik, por edhe dy tre deputetë të LDK-së: A është ky veprim i drejtë i Kryeministrit tonë?
A flet ky veprim se Kryeministri Kurti është i përkushtuar ta ruaj koalicionin dhe ta luftojmë bashkërisht Virusin Corona?
Ju pyes, çfarë vendimi tjetër do të duhej të merrte LDK, kur kaq keq injorohet dhe poshtrohet nga Kryeministri i vendit?
Unë nuk jam i ri të ndikohem nga të tjerët e as avanturier. Jam shumë i brengosur për njerëzit tanë, qytetarët e këtij vendi. Dua që unë dhe partia ime të japë çdo gjë dhe ta fitojmë betejën ndaj këtij virusi. Dua që të bashkëpunojmë me partnerët tanë strategjik dhe të mos e humbim përkrahjen e tyre.
Edhe sot përulem para popullit tim dhe kërkoj mirëkuptim nga partia ime. Pres edhe sot që zoti Kurti ta heq tarifë, ta anulojë vendimin për shkarkimin e z. Veliu. Që atij dhe LDK-së ti kërkoj falje për veprimet e tij dhe të atyre me të cilët ka bashkëpunuar në këtë akt të ulët.
Të na japë mundësinë të jemi bashkë në këtë betejë. IM