Apple pretendon se sistemi i njohjes së fytyrës në iPhone X është thuajse i pa manipulueshëm nga fotot apo maskat, por një ekip hakerash pretendon se ka “mundur” teknologjinë dhe për këtë ju deshën vetëm 7 ditë.
Firma e sigurisë kibernetike Bkav tha se një maskë 3D e printuar e cila ka kushtuat 150 dollar ka mjaftuar për të mashtruar softuerin Face ID i cili përdoret për tu qasur në iPhone X, autorizuar blerje dhe hapur aplikacione.
Hulumtuesit provuan se Face ID nuk është një masë efektive sigurie edhe pse krijimi i maskës nuk kërkon aftësi të radha teknike.
Megjithatë demonstrimi i hulumtuesve nuk është provuar ende dhe videoja nuk përshkruan gjithë procesin.
Kur iPhone X debutoi në Shtator, Apple theksoi benefitet e sigurisë që sjell Face ID dhe shansin që të gabojë është një në 1 milion.
Bkav ndërtoi një maskë duke përdorur një kombinim të printimit 3D, një hundë prej silikonit dhe sytë të printura. Një video e publikuar tregon Face ID të mashtrohet kur një veshje e cila mbulon fytyrën hiqet.
Apple në të kaluarën ka përdorur një skaner të shenjave të gishtërinjve në butonin fizik për tu kyçur në telefon. Por me iPhone X dhe heqjen e butonit, Apple nuk i ngeli zgjidhje tjetër vetëm Face ID. /PCWorld Albanian