Hakerët sulmojnë politikanët Gjermanë, shpëton Merkel

E publikuar: 04/01/2019 20:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rrjeti i brendshëm qeveritar i Gjermanisë nuk është prekur nga incidenti i hakimit publikuar ditën e sotme.

Sipas gazetës Gjermane Bild e cila citon agjencinë shtetërore të sigurisë BSI, Kancelarja Merkel dhe zyrtarët e lartë të qeverisë kanë shpëtuar nga sulmi kibernetik.

Raporti tha se rrjeti i brendshëm i komunikimit qeveritar nuk ka qenë subjekt i hakimit.

Ditën e Enjte televizioni ARD raportoi se hakerët kanë publikuar të dhënat personale të qindra politikanëve Gjermanë nga partitë kryesore në vend.

Një zëdhënës i qeverisë tha se zyra e Kancelares Gjermane nuk është prekur nga hakerët. /PCWorld Albanian