Hakerët Rusë kanë hakuar rrjetet elektrike Amerikane: Wall Street Journal

E publikuar: 24/07/2018 11:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hakerët Rusë kanë arritur të ndërhyjnë në rrjetin elektrik Amerikan vitin e kaluar dhe të shkaktojnë disa blackout-e raportuan zyrtarë të lartë federalë sipas Wall Street Journal.

Hakerët, të cilët punojnë për Kremlinin me emrat e koduar Dragonfly dhe Energetic Bear, pre e tyre kanë rënë qindra viktima në2 017-ën.

Ata kanë përdorur mjete konvencionale si phishing përmes e-maileve dhe sulmeve “watering-hole” për të mashtruar viktimat të cilët dorëzonin fjalëkalimet aksidentalisht.

Kështu hakerët arrinin të fitonin akses në rrjete korporatash dhe vjedhur kredenciale të tjera.

Raporti i WSJ vjen në një kohë kur tensionet kibernetike po rriten mes Moskës dhe Uashingtonit.

Në gjykatë federale akuzoi në fillim të Korrikut 12 drejtues të inteligjencës Ruse për hakimin e kandidates demokrate të zgjedhjeve presidenciale në 2016-ën, Hillary Clinton. /PCWorld Albanian