Hakerët rus kanë pasur më shumë sukses në thyerjen e rrjetit të Shtëpisë së Bardhë se sa në sulmet e mëparshme. Burime nga New York Times kanë konfirmuar që hakerët nga Rusia kanë arritur të menaxhojnë sistemin e rrjetit të Shtëpisë së Bardhë duke arritur deri në mbledhjen e e-mail adresave të presidentit Barack Obama.
Grupi i hakerëve nuk kanë dëmtuar llogarinë e sulmuar, por kanë arritur të akumulojnë mesazhe të ndryshme, përfshirë materiale sensitive si diskutime të politikave, plan programe dhe ndryshimet e stafit.
Zyrtarisht qeveria nuk ka njohuri për një sulm të tillë tek Shtëpia e Bardhë, por është duke tentuar t’i vendos një mbulojë detajeve duke mos lënë hakerët të kuptojnë se çfarë kanë aktualisht në duar./arbresh.info