Hakerët kosovarë thyejnë sajtin e një enti shtetëror në Ukrainë, njoftojnë portalet ukrainase.
Të hënën, më 9 mars 2015, në faqen kryesore të sajtit “dai.kharkov.ua” të drejtorisë së Inspektimit Shtetëror Automobilistik të distriktit Harkov në Ukrainë, u vendos stema e Republikës së Kosovës me mbishkrimin në anglisht “Kosova is Albania / Kosova është Shqipëri”. Njoftohet se sulmi është bërë nga grupi “Kosova Hacktivists”. Deri në orën 14:00, sipas kohës vendore, nuk u mundësua rregullimi i faqes së hakuar.
Ukraina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.