Hakerët e Koresë Veriore ia vjedhin planet e luftës SHBA-së dhe Koresë Jugore

E publikuar: 10/10/2017 11:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raportohet se hakerët nga Koreja Veriore e kanë vjedhur një sasi të madhe dokumentesh së fshehta ushtarak nga Koreja Jugore, përfshirë edhe një plan për ta vrarë liderin e Koresë Veriore, Kim Jong Un.

Ligjvënësi i Koresë Jugore, Rhee Cheol-hee, ka thënë se dokumentet janë nga Ministria

Dokumentet përfshijnë plane për luftë të mundshme të përpiluara nga SHBA-ja dhe Koreja Jugore.

Ato po ashtu përfshijnë edhe raporte dërguar komandantëve të lartë të shteteve aleate.

Ministria e Mbrojtjes e Jugut ka refuzuar të komentojë deri tash rreth këtij lajmi.

Rhee ka thënë se rreth 235 gigabajt dokumente ushtarake janë vjedhur nga Qendra e të Dhënave e Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa 80% e tyre ende nuk janë identifikuar.

Besohet se shteti i izoluar i Koresë Veriore ka hakerë të trajnuar në mënyrë të veçantë që veprojnë jashtë vendit, përfshirë në Kinë. /Express/