Irani me shumë gjasa do të zgjerojë aktivitetet e tij të spiunazhit kibernetikë ndërsa marrëdhëniet me perëndimin përkeqësohen tha Agjencia Evropiane për Sigurinë Dixhitale.
Hakerët e Iranit janë pas disa sulmeve kibernetikë dhe dezinformimi online në vitet e fundit është shtuar. Vendi po përpiqet të shtrijë influencën e tij në Lindjen e Mesme.
Këtë muaj Bashkimi Evropian vendoi sanksionet e para ndaj Iranit që prej 2015-ës kur fuqitë globale vendosën një marrëveshje me Teheranin.
Zyrtarët Iranianë mohuan raportin e agjencisë duke thënë se është pjesë e një sulmi psikologjik që po bëhet kundër Iranit nga SHBA.
Në raport thuhet se Kina, Rusia dhe Irani janë tre prej vendeve me aktivitetin më të lartë të spiunazhit kibernetik. /PCWorld Albanian