Hakerat sulmojnë faqen e Gjykatës së Apelit: “Kosova është Shqipëri”

E publikuar: 13/01/2017 17:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grup hakerash të identifikuar me emrin “CyberHack Al” kanë sulmuar faqen online të Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Pas sulmit hakerat kanë lënë edhe një mesazh me anë të së cilit kundërshtojnë disa shtete si Greqia, Malin i Zi dhe të gjitha qeveritë anti-shqiptare.

“Kosova është Shqipëri, Shqipëria është Iliri dhe në jemi luftëtarët e botës”- thuhet në mesazhin e hakerave shqiptarë. Ndërkohë faqja gjykataeapelittirane.al vijon të jetë jashtë funksionit për shkak të hakerimit, shkruan “Panorama”.

Përfaqësuesit e Gjykatës së Apelit po punojnë për rikthimin e faqes në normalitet si dhe identifikimin e personave qe kanë ndërhyrë me anë të hakerimit.