Hajni futet në shtëpi dhe fillon vjedhjen, pronari që ishte në një kafene sheh gjithçka përmes telefonit (Video)

E publikuar: 12/11/2018 13:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pamjet shokuese të momentit kur një hajdut ngadalë zvarritet në dhomën e gjumit të një djali dyvjeçar dhe shikon drejt krevatit janë kapur nga kamerat e sigurisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Oliver Wallace, një konsulent nga Warlingham, Surrey – Angli, jeton me gruan e tij Sally dhe djalin dyvjeçar Sam.

Ai tha se gjatë vjedhjes, hajnat vodhën stoli që i përkisnin nënës së gruas së tij, e cila vdiq në një aksident automobilistik në vitin 2011.

Wallace e kishte parë ngjarjen Live në telefon, derisa ishte në një bar në Stockwell, Londër, të mërkurën më 7 nëntor.

Ai ishte me vëllain e tij kur telefoni i tij, përkatësisht aplikacioni në telefoni, i dha sinjalin rreth orës 7.45 të mbrëmjes.

Gruaja dhe djali i Wallace kishin shkuar për në Florida atë mëngjes për disa ditë dhe shtëpia ishte bosh në kohën e vjedhjes. /Telegrafi/