Tifozët e skuadrës argjentinase Independiente lejohen që të marrin pjesë në konferencat për mediet që realizon klubi.
Kështu, nuk ka asgjë të pazakontë që gjatë lidhjeve direkte për kanalet televizive në mjediset e klubit, të shohësh ndonjë tifoz që sillet vërdallë pas shpinës së gazetarit.Por ajo që është e pazakontë në këtë video, është se tifozi po përpiqet të rrëmbejë një i-Pad të skuadrës.
Dhe në fakt, ia arrin qëllimit, edhe pse duket sikur nuk shqetësohet fare nga kamerat televizive. Ky njeri është cilësuar si hajduti më i keq i të gjitha kohërave, pasi ka dalë live në dy televizione duke vjedhur i-Pad-in.