“Hajde këtu… bravo që ke ardh”/ Berisha premtim djalit të mitur: Gjyshi do t’ju hapë TikTok-un

E publikuar: 16/03/2025 00:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Teksa kryedemokrati Sali Berisha po jepte deklaratën për mediat në fund të protestës, një djali i mitur iu afrua.

Berisha ndërpreu fjalën dhe ftoi adoleshentin të afrohej pranë tij, duke i premtuar se rrjetin social TikTok do ta hapë në 12 maj, nëse fiton zgjedhjet.

Gjyshi do të të çlirojë TikTok-unë në 12 maj.

Berisha: Hajde, hajde, bravo që ke ardhur.

Djali: O Sali, o hero.

Berisha: Gjyshi do ta hapë TikTok-un në 12 maj

Djali: Jam nga Tropoja unë