Një mosmarrëveshje ka quar në plagosjen e një personi sonte në mbrëmje tek “Rruga B”, në Prishtinë.
Mësohet se i plagosuri është Inspektori i IPK-së Arsim Beqiri.
Sipas të njëjtave burime, i dyshuari është Agon Dulla.
IndeksOnline ka mësuar detaje ekskulzive se si ka ardhur deri të plagosja e Inspektorit të IPK-së.
Inspektori i IPK-së ka qenë duke pirë kafe me një shok në lokal, kur i dyshuari ka shkuar te tavolina dhe e ka thirr për të dalë jashtë një minutë për të diskutuar diçka.
Sipas burimeve me të dalë jashtë, i dyshuari ka shtënë me armë duke e plagosur inspektorin në këmbë.
Në lidhje me rastin detaje ka dhënë edhe policia e Kosovës.
“Rreth orës 21:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën “B” në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rasrit ndërkohë që janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemeti.
Për gjendjen e të plagosurit detaje kanë dhënë edhe nga QKUK.
Naser Syla, bëri të ditur se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.
“Po është sjellë një i plagosur në QE, me armë zjarri, gjendje stabile është për momentin , jasht rrezikut për jetë, pas egzaminimëve në QE do të trasferohët në kl e ortopedisë”, ka thënë Syla.




















