Komisioneri për Zgjerim në BE, Johanes Hahn, ishte i pranishëm në ndarjen e çmimeve gjatë ceremonisë për Lungomaren në Vlorë.
Gjatë fjalës së tij Hahn tha se BE ka investuar në Shqipëri për rehabilitimin e trashëgimisë kulturore në disa qytete.
Sipas tij trashëgimia kulturore dhe turizmi janë një kartëvizitë për Shqipërinë drejt BE-së.
‘Vërtetë dëshiroj tu uroj të gjithëve ju për këtë arritje kaq të madhe., Unë jam shumë krenar që të ndaj me ju këtë arritje, që të kuptojmë se cili është ndikimi që ju japim ne qytetarëve për të përdorur këtë pjesë të bregdetit.
Unë kam parë shumë e shumë projekte të panumërta në Europë, por më besoni kur them se nuk kam parë kaq projekte me interes kaq të madh, por edhe të jetë një kartvizitë për qytetin tuaj që njerëzit të vijnë këtu.
Kjo është arsyeja që ne vendosëm të investojmë sëbashku 15 milionë euro, për restaurimin e qyteteve në Shqipëri.
Ne kemi dhënë mbështetje dhe për Beratin, Fierin, Korçën, për të rehabilituar dhe përmirësuar trashëgiminë kulturore’, deklaroi Hahn.















