Komisioneri i Bashkimit Evropian Politika të Fqinjësisë Evropiane dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, në fjalën e tij në seancën plenare të Parlamentit Evropian (PE), pas raportimit të fundit nga raportuesja e PE, Ulrike Lunacek, ka pëgëzuar Kosovën për, siç ka thënë ai, për progresin e konsiderueshëm në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe kundër krimit të organizuar.
“Kosova ka bërë përparim të konsiderueshëm në proceset e luftimit të korrupsionit të lartë dhe në rastet kundër krimit të organizuar. Ky duhet të jetë një proces i vazhdueshëm dhe ky momentum duhet të ruhet në çdo kohë”, ka thënë gjermani Hahn.
Hahn ka thënë se edhe Kuvendi dhe qeveria e re që priten të formohen së shpejti duhet të vazhdojnë në këtë frymë për t’i përmbushur pritjet e qytetarëve të vendit, duke përfshirë edhe miratimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
“Ne jemi të gatshëm të mbështesim Kosovës në çdo hap të rrugëtimit të saj”, theksoi Hahn, i cili shtoi se pasi Kosova t’i ketë përmbushur këto kushte, Komisioni Evropian do t’i japë dritën jeshile Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.


















