Komisionari i Bashkimit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, Johannes Hahn gjatë takimit me kryeministrin e Kosoës, Isa Mustafa, ka folur edhe për liberalizimin e vizave.
Hahn është shprehur se ka besim të plotë se liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodhë, por se nuk ka preferuar të përmend ndonjë datë.
“Ka disa cështje që kanë mbetur por jam besim plotë. Nga ajo që kam dëgjuar nga ekspertët tanë është shumë premtuese. Ndoshta duhët të msoni me faktin se procedurat e BE-së marrin kohë. Nuk mund të bëj prmetime se kur mund të hyjë në fuqi liberalizimi”, ka thënë Hahn, raporton Indeksonline.
Ndërkaq në anën tjetër kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se beson që në fund të këtij viti Kosova përbush kriteret për liberalizimin e vizave.
“Ajo qe mbetet tek ne janë përmbushja e kritëreve dhe ne besojmë se në fund të këtij viti jipet vendimi për liberalizim”, ka thënë Mustafa.