Hahn: MSA e obligon Kosovën që të vazhdojë dialogun me Serbinë

E publikuar: 21/01/2016 10:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioneri i zgjerimit të BE, Johanes Hahn duke u debatuar në Parlamentin Evropian përpara votimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit tha se marrëveshja duhet të forcojë bashkëpunimin rajonal.

Komisioneri për zgjerim i BE-së Johanes Hahn në prag të votimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Kosovën tha se në bazë të kësaj marrëveshjeje, Kosova u angazhua për të arritur një përmirësim të dukshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Serbinë, transmeton lajmi.net.

Han shtoi se është një parim themelor i Marrëveshjes vazhdimi i dialogut me Serbinë, pra një detyrim ligjor.

Ai tha se do të jetë e nevojshme për Kosovën që të zbatojë marrëveshjet që janë arritur dhe të vazhdojë të punojë në drejtim të marrëveshjeve të mëtejshme, “të cilat, siç e kemi parë në muajt e fundit, ndonjëherë përfshin vendime të vështira dhe nevojë për kompromis”.

Parlamenti Evropian do të votojnë sot për miratim të MSA-së të nënshkruar me Kosovën.