Hahn: Edhe pak punë për liberalizim vizash

E publikuar: 03/02/2016 18:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Johannes Hahn
Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, ka thënë se deri më tani Kosova ka bërë progres dhe ka plotësuar kritere të vëna nga BE-ja, mirëpo të pamjaftueshme që të marrë liberalizimin e vizave.

Këto komente Hahn i bëri në seancën Plenare të Parlamentit të Bashkimit Evropian.

“8 kritere ende duhet të plotësohen. Kosova po punon fort në përmbushjen e kritereve shpresojmë që t’i plotësojë. Edhe njëherë duhet punuar ende”, ka thënë Hahn, njofton Klan Kosova.