Habit Hueyda El Said: Ish-bashkëshorti lexon çdo intervistë timen dhe e përdor kundër meje!

E publikuar: 11/03/2018 06:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Ish bashkëshorti im nuk mësoi asnjë fjalë shqip për aq kohë sa ishim bashkë, tani që jemi ndarë ka nisur të përkthejë të gjitha intervistat” – ka treguar Hueyda në emisionin “Thumb”, e cila me ironi tregon se deri sa të mbyllet gjyqi ajo duhet të ketë rolin e “murgeshës”.

“Edhe kur postoj ndonjë foto me mikun tim Arian Konomin, ma përdorin kundër në gjyq” – ka treguar Hueyda duke i treguar Aulonës dhe Fatmës se sa të vështirë e ka në këtë periudhë të flasë për jetën e saj sentimentale.

“Do i kërkoja portaleve të flisnin mirë për ish bashkëshortin tim se i lexon të gjitha” – ka thënë ajo me shaka ndërkohë që ka treguar edhe një here se ndonëse u ndanë sepse ai e tradhëtoi, sërish ajo nuk do i flasë asnjëherë keq djalit të tyre Gabrielit për të atin. /Blitz.al/