Forcat e rendit në Britani të Madhe, janë vënë në ndjekje të Guxim Imerit, që është arratisur nga një qendër azilkërkuesish në Skoci.
Por, fotografia ku shfaqet 25-vjeçari nga Shqipëria, ka bërë që të pëlqehet në masë të madhe nga femrat, të cilat kanë lënë komente shumë pozitive, transmeton Telegrafi.
“Sikur ta gjej, do ta bëja që të jetonte për vite të tëra nën fustanin tim”, si dhe “uroj që ky bukurosh të ketë jetë më të mirë”, janë dy komentet lidhur me Imerin.
Shqiptari përshkruhet si i gjatë 1.7 metër, i plotë, me fytyrë ovale dhe linja të mprehta.
“Flet dobët gjuhën angleze dhe sigurisht është i pa rruar”, thuhet në përshkrimin e të arratisurit, i cili nuk thuhet të jetë i rrezikshëm.
Ndryshe, me pamjen që ka, Guximi mund të ketë fatin e Jeremy Meeks nga Shtetet e Bashkuara, që u popullarizua nga fotografia e burgut, ndërsa tani ka famë në mbarë botën. /Telegrafi/