Guvernatorja e Iowas, Kim Reynolds, falënderoi institucionet kosovare për mikpritjen, raporton Ekonomia Online.
Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ajo e ftoi të parën e shtetit për vizitë. Sipas saj, marrëveshja e nënshkruar me Osmanin i bashkë edhe më shumë dy vendet.
“Në vitin 2021 mora pjesë në një dërgim të anëtarëve të gardës së Iowas në Kuvajt dhe ajo gardë kishte pesë kosovarë. Çfarë dëshmie e jashtëzakonshme për trajektoren për shtetit tuaj”, tha ajo.
“Ripërtërija për shtet simotër na bashkon edhe më tej, është frytdhënës dhe besoj se ditët më të mira do të vijnë këtu. Ky nuk do të jetë i fundit dhe mirëpres në shtetin tonë që t’ua kthejë ngrohtësinë që e ndjeva në shtetin tuaj”.