Guvernatori i BQK: Duhen masa reciprociteti ndaj Serbisë

E publikuar: 07/09/2015 12:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bedri Hamza, guvernator i Bankes Qendrore t’Kosovës (BQK), thotë se Kosova duhet me marrë masa reciprociteti ndaj Serbise në lidhje me politikat ekonomike.

“Si në sferat tjera, ashtu edhe në ekonomi, trajtimi i ndërsjellte përfaqëson ma së miri pozicionet reciproke të nji marrëveshjeje”, thotë Hamza në nji intervistë për gazetën “Zëri”.

“Nji ekip nga Misioni i Fondit Monetar Nderkombëtar (FMN) gjatë ketyne ditëve kanë qëndrue për vizitë n’Kosovë, në kuadër të kësaj vizite ata zhvilluen takime edhe në BQK. Më këtë rast u diskutuan edhe kriteret që dalin nga marrëveshja e programit “stand by” të FMN’së me Kosovën. Po ashtu, ky delegacion asht informue për së afërmi me zhvillimet në sektorin financiar në Kosovë”.