Lajmet

Guri i LDK-së: PSD është shndërruar në instrument politik të pushtetit

18.05.2026 15:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Guri i LDK-së: PSD është shndërruar në instrument politik të pushtetit

Ish-deputeti i LDK-së, Parsi Guri, ka akuzuar PSD-në se po vepron në favor të Lëvizjes Vetëvendosje, pas aksionit të zhvilluar nga kjo parti para zyrave të LDK-së në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Guri tha se PSD po sulmon opozitën në vend të pushtetit dhe e cilësoi këtë parti si “vegël” të Vetëvendosjes.

“Po shoh se dështimi në aksion simbolik i një të ashtuquajturës parti, pasiqë e cila nuk ka mujt me i siguru as numrin minimal të kandidatëve për listën e saj zgjedhore, domethënë garojnë me gjashtë deputetë, e kjo flet shumë për relevancën e tyre. Ashtu siç po e shihni edhe ju në vazhdimësi, ata në vend që të merren me të keqen e këtij vendi, në vend që të merren me pushtetin, ata i ka pagu pikërisht pushteti për me u marrë me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për arsye që Lëvizjes Vetëvendosje është duke i pengu jashtëzakonisht shumë rritja e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha ai.

Ai tha se PSD është shndërruar në instrument politik të pushtetit.

“E ata po i përdorin të gjitha mjetet e të gjitha format, e të gjitha mënyrat për me e sulmu Lidhjen Demokratike të Kosovës, e njëra prej mjeteve të tyre, fatkeqësisht tretësore, është edhe PSD-ja, e cila është shndërru në vegël të Albin Kurtit, është shndërru në vegël të Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai.

Sipas Gurit, nuk ka shembull që një parti opozitare të merret me opozitën tjetër dhe jo me pushtetin.

“Askush në botë nuk ka ndonjë shembull që një parti opozitare, në vend që të merret me pushtetin, merret me partinë tjetër opozitare. Çdo ditë ne jemi duke u përballur me një propagandë nga ky, nga këta proksi të Lëvizjes Vetëvendosje, duke e sulmu Lidhjen Demokratike të Kosovës në të gjitha mënyrat, duke përdorur sulme kibernetike, e duke përdorur propagandë,  e të gjitha mjetet e tjera, me të vetmin qëllim që me sulmu Lidhjen Demokratike të Kosovës, për arsye që, jo atyre po, shefit të tyre po iu pengon Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha ai.

Guri kërkoi nga PSD që të merret me pushtetin dhe ngriti disa akuza ndaj Vetëvendosjes.

“Para se me bë aksione para Lidhjes Demokratike të Kosovës, është mirë ata me na tregu kush e ka sulmu me i bë nder Kosovës. Nëse ata po thonë që opozitën e kemi përnjëmend, e jo për interesa të shtetit, nëse përnjëmend ia duan të mirën shtetit e punojnë për interesin e shtetit, është mirë atëherë me dalë e me na tregu kush e ka gjuajt me zollë Kuvendin e Kosovës. Ndoshta e marrin Albinin edhe shkojnë qaty ku ka dashtë me qenë, nëse e tregojnë që ai është përgjegjës. Po tutna që edhe këta shkojnë bashkë me të”, tha ai.

Ai përmendi edhe çështje tjera që, sipas tij, duhet të sqarohen.

“Duhet me tregu për depot e armatimit që ia ka gjetur policia. Prej kah i ka pasur burimet. Edhe vrasjes, vdekjes së mistershme të aktivistit të tyre Astrit Dehari, pastaj nëse përgjigjen për këto pyetje se besoj që ata e dinë, atëherë mujnë me bë aksione edhe para partive të tjera”, tha ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje