Gulen paralajmëron dorëzimin

E publikuar: 12/08/2016 14:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kleriku mysliman që jeton në ShBA, Fethullah Gulen, të cilin Turqia e akuzon se e ka orkestruar puçin e dështuar të muajit të kaluar, ka thënë sot se ai do ta dorëzonte veten para autoriteteve turk vetëm nëse fillimisht një organ ndërkombëtar i pavarur hetues e shpall atë të fajtor.

“Nëse dhjetë nga akuzat kundër meje vërtetohen, atëherë unë zotohem se do të kthehem në Turqi për ta vuajtur dënimin më të rëndë,” ka shkruar Gulen në një shkrim për të përditshmen franceze, Le Monde, përcjell Express.

Gulen, i cili vazhdimisht e mohon se ka qenë i përfshirë në puç, të cilin madje e ka dënuar, ka thënë po ashtu se beson se sistemi i drejtësisë në Turqi tani kontrollohet nga krahu ekzekutiv i vendit.

Turqia është duke i bërë presion ShBA-së që ta ekstradojë 57 vjeçin dhe i ka spastruar dhjetëra mijëra përkrahës të tij nga forcat e armatosura, institucionet tjera shtetërore, media dhe akademia.
.