Guerrero kualifikon Perunë në gjysmëfinalet e Copa America

E publikuar: 26/06/2015 10:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paulo Guerrero kualifikon Perunë në gjysmëfinalet e Kupës së Amerikës.

Ish sulmuesi i Bayern-it, Hamburgut dhe Corinthiansit aktualisht pjesë Flamengos me të cilët firmosi vetëm pak javë më parë, realizoi një tregolësh duke i dhënë fitoren 3-1 Perusë në cerekfinalen e dytë të Copa America përballë Bolivisë. Tashmë kundërshtari i radhës për skuadrën e trajnerit Gareca do të jetë Kili, me La Rojan Peruja do të përballet në gjysmëfinale. Në Estadio Municipal German Becker të Temucos sfida nisi me dominimin e Perusë. Të inspiruar nga Farfan e Cueva nga krahët e mesfushës dhe Pizarro e Guerrero në sulm, bardhekuqët kishin një marsh më shumë dhe e vendosën në vështirësi Bolivinë që në fillim.

Në minutën 20-të Guerrero hapi serinë e golave me një goditje të saktë me kokë pas krosimit të Vargas. Vetëm 3 minuta më pas Peruja e coi në 2 avantazhin e golave. Formacioni i trajnerit argjentinas Gareca përfitoi nga një kundërsulm i shpejtë duke e gjetur të papërgatitur mbrojtjen e Bolivisë me Christian Cuevën që asistoi në mënyrë të shkëlqyer Guerreron dhe me këtë të fundit që i vetëm përballë portierit nuk fali. Në minutën e 74-t Peruja hipetekoi kualifikimin kur Paulo Guerrero pasi përfitoi nga një gafë e rëndë e Marvin Bejaranos mposhti për herë të tretë në këtë takim portierin Quinonez. 6 minuta përpara fundit Damian Lizio fitoi një 11-metërsh të cilin e kthehu në gol Marcelo Moreno duke fiksuar shifrat përfundimtare të këtij takimi në 3-1./ss/