Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO, fillimisht është Marrëveshja e Ohrit

E publikuar: 23/11/2024 19:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Oliver Guerot

Oliver Guerot

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Kosovës në NATO-s është dëshirë e hershme, pasi një herë duhet të finalizohet Marrëveshja e Ohrit.

Por, ai nuk lë anash mundësinë, madje vlerëson lart presidenten Vjosa Osmani, për të cilën thotë se po luan rol pozitiv në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Presidentja Osmani po luan një rol tejet pozitiv në marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe shumë shpesh ka kontakt me presidentin Macron. Gjithmonë ka avokuar për koordinim ndërmjet Kosovës dhe ndërkombëtarëve dhe të gjithë i jemi falënderues asaj për këtë”, tha Guerot në emisionin “Info Magazine”.

“Është e parakohshme të shkojmë në atë drejtim (anëtarësimi i Kosovës në NATO), sepse kemi diçka që është shumë e rëndësishme, Marrëveshja e Ohrit, të cilën e konsiderojmë detyrimore për të dyja vendet edhe për Kosovës dhe Serbinë”.