Lajmet

Gucati pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari: Kushdo që fyen UÇK-në dhe veteranët do të përballet me padi

20.07.2026 13:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gucati pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari: Kushdo që fyen UÇK-në dhe veteranët do të përballet me padi

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, tha se do të vazhdojë të ndjekë rrugën ligjore ndaj të gjithë personave që fyejnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës(UÇK) dhe veteranët e saj, pasi i akuzuari Eqrem Avdullahu e pranoi fajësinë për kanosjen ndaj tij.

Gucati tha se pretendimet se ka marrë pagë për vite me radhë pa shkuar në punë janë të pavërteta dhe se drejtësia do të merret me rastin.

“Ju e patë edhe vetë, për personin i cili më ka kërcënu edhe më fyen, po edhe më thotë që unë e marr pagën qe 9 vite pa punu fare në shkollë. Kjo gjë është e pavërtetë, është e paqëndrueshme. Unë ia kam lënë drejtësisë këtë rast edhe drejtësia do të merret me këtë personin. Ky s’është i pari, do të thotë unë kam ngrit shumë padi, edhe të tjera padi që në ditët në vijim, tash janë të ardhura ato prej Gjermanie, prej Austrie, prej vendeve të ndryshme, të cilët e kanë fyer Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës edhe mu si person vetë, apo si kryetar i veteranëve të radhës së invalidëve të luftës. Kështu që, unë i kisha bo ftesë çdo veterani apo çdo invalidi, ata të cilët e ndjejnë veten të fyer nga këta persona të cilët quhen me na shantazhu dhe me shajt luftën e UÇK, të bëjnë padi. Nuk kemi nevojë ne mes veti të fjalosemi, po të bëjmë padi. Secili veteran apo secila familje e dëshmorit edhe invalidi të bëjnë padi dhe ne kemi me iu drejtu drejtësisë, edhe drejtësia është ajo e cila do të merr vendim për këta persona”, tha ai.

Ai bëri të ditur se ka iniciuar padi edhe në Gjermani e Zvicër ndaj personave të tjerë që, sipas tij, kanë fyer UÇK-në dhe atë personalisht.

“Unë i kam bo padi edhe në Zvicër, dy njerëzve i kam bo edhe në Gjermani në Dortmund. Njëri është nga Skënderaj, tjetri është nga Malisheva. Kështu që i kam bo padi edhe për ata dy personat. Me anë të avokatëve në Gjermani i kam informatat të cilat i kanë kap policia gjermane, kur do ta ekstradojnë nuk e di. Kështu që e presim atë sa më shpejt me ardhë këtu edhe mos t’i harroj çka i kam bo unë. Tash ky zotëria, e patë edhe ju, mu më vjen keq, një burrë i moshuar, shkrun në Facebook, shan, fyen edhe thotë që mbyllet me pushkatim. Unë sot jam gjallë, fatmirësisht kam familje edhe unë. Kemi familje të ngushtë secili prej juve që keni familje. Familja s’e ka ndjerë veten shumë mirë edhe në fund jam kryetar i veteranëve, nuk duhet ta fyejë integritetin tim. S’du t’i lejohet kërkujt që të merret me integritetin tim”, tha ai.

Avokati i Gucatit, Halim Shala, tha se qëllimi i tyre është që raste të tilla të marrin epilog ligjor dhe të mbrohet integriteti i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

“Jo, ne po pretendojmë që e vërteta me dalë në shesh për faktin se i njëjti e ka pranu qysh në fazat fillestare pranimin e fajësisë që e ka thënë sot zoti Gucati. Neve kërkesa jonë është që organizata e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare nuk mund të cenohet dhe nuk mund të fyet nga asnjë individ në Republikën e Kosovës të cilët kanë shtetësi të Republikës së Kosovës. Prandaj ne kemi kërkuar dhe do të kërkojmë me vazhdimësi edhe në rastet e tjera, siç ju njoftoi kryetari, janë të hapura nga persona të ndryshëm fizikë, disa me account falco ose fake, disa të tjerë, por që neve kemi iniciuar procedurat për faktin se nuk kanë të ndalur këto linçime publike dhe kanë për qëllim degradimin e institucionit si organizata e veteranëve të UÇK-së dhe çdo pjesëtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ai./EO

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Gashi: Historia bëhet nga ata që guxojnë, por liria u përket të gjithëve!

Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK-ja

Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK-ja

Veliu “sulmon” Abdixhikun për 6 deputetët: Ata nuk janë problemi

Veliu “sulmon” Abdixhikun për 6 deputetët: Ata nuk janë problemi

6 vite nga Marrëveshja e Washingtonit, Hoti: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik

6 vite nga Marrëveshja e Washingtonit, Hoti: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik

Kusari-Lila beson se do të ketë vazhdimësi të suksesshme të konstituimit të Kuvendit

Kusari-Lila beson se do të ketë vazhdimësi të suksesshme të konstituimit të Kuvendit

Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

Gjini: Kosova tashmë është vetëm jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues

Gjini: Kosova tashmë është vetëm jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues

BMW tërheq gati 200 mijë vetura, rrezik për zjarr në motor

BMW tërheq gati 200 mijë vetura, rrezik për zjarr në motor

Miftaraj: Historia do ta mbajë mend Avni Deharin si dikush që po tallet me Kuvendin e Kosovës

Miftaraj: Historia do ta mbajë mend Avni Deharin si dikush që po tallet me Kuvendin e Kosovës

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

Kos paralajmëron Serbinë: Kthimi i eshtrave të Mlladiqit do të jetë “provë shumë e rëndësishme” për rrugën drejt BE-së

Kos paralajmëron Serbinë: Kthimi i eshtrave të Mlladiqit do të jetë “provë shumë e rëndësishme” për rrugën drejt BE-së

Aktakuza për krimet e luftës në Prekaz, identifikohen 35 të pandehur për sulmin në lagjen e Jasharajve

Aktakuza për krimet e luftës në Prekaz, identifikohen 35 të pandehur për sulmin në lagjen e Jasharajve

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krimet e luftës në Prekaz, Isufaj: Është e para për vrasjen e civilëve në familjen Jashari

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krimet e luftës në Prekaz, Isufaj: Është e para për vrasjen e civilëve në familjen Jashari

AAB shënon një nga mbrëmjet më të veçanta akademike: Gjenerata XXIII diplomon në një ceremoni madhështore

AAB shënon një nga mbrëmjet më të veçanta akademike: Gjenerata XXIII diplomon në një ceremoni madhështore

Akuzat për 53-milionëshin, Lekaj ndihet i pafajshëm: S’kam asgjë për të shtuar

Akuzat për 53-milionëshin, Lekaj ndihet i pafajshëm: S’kam asgjë për të shtuar

Hamiti: Qysh 6 deputetë po e dërguakan vendin në zgjedhje, kur Kuvendi i ka 120 deputetë?

Hamiti: Qysh 6 deputetë po e dërguakan vendin në zgjedhje, kur Kuvendi i ka 120 deputetë?