Kryetari i OVL së UÇK-së, Hysni Gucati, ka goditur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për siç ka thënë se kanë pritur shumë nga kjo Qeveri.
Gucati përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se shumëkush priste me padurim që të vinte në krye të shtetit “shpëtimtari”, por se sipas tij shpresat e votuesve dhe të atyre që e mbështetin Kurtin u venitën që në ditën e parë të fitores së tij.
Sipas Gucatit, Kurti çdo ditë po duket më minor, më i pafuqishëm, mashtrues e mohues i realitetit.
“Qeveria e Kurtit është qeveri e maskave, e premtimeve fallso, e inateve, e urrejtjes ndaj klasës çlirimtare të cilën e goditën sa ishin në opozitë por edhe kur erdhën në pushtet. Është qeveri që dështoj që në fillim, sepse merrej me kotësira”, ka shkruar Gucati.
app-facebookHysni Gucati3 hours ago
Shteti i përrallave të qeverisë Kurti
Kemi pritur shumë prej Albin Kurtit dhe qeverisë së tij, madje një pjesë e popullit i kishin të varura shpresat të ai dhe vetem te ai. Shumë kush priste më padurim që të vinte në krye te shtetit “shpetimtari”. Pas shumë përpjekjesh, disa prej tyre edhe shkatrrimtare të shtetit dhe ndërtimit të shtetit, të djegjës së ndërtesës së Qeverisë e deri tek djegja e makinave të qeveritarëve që sot qeverisë më ta, erdhe në pushtet. Shpresat e votue…See more