Ka nisur sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë gjykimi ndaj ish-udhëheqëseve të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.Gucati e Haradinaj janë deklaruar të pafajshëm para Gjykatës Speciale në lidhje me akuzat që rendojnë mbi ta.Para se të deklarohej i pafajshëm, Hysni Gucati ka kërkuar kohë për të lexuar biografinë e tij, por kjo kërkesë e tij është refuzuar.“Kërkojë dy minuta kohë për të lexuar biografinë time”, ka thënë Gucati, por që gjykatësi ka këmbëngulur që fillimisht të deklarohet në lidhje me akuzat.Ndërkaq, Nasim Haradinaj i ka thënë prokurorit të Speciales, se e ka dëgjuar aktakuzën ndaj tij, por nuk e kupton atë.“S‘muj as ta kuptoj por atë që e lexutë e dëgjova”, ka thënë Haradinaj.Gucati e Haradinaj po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për “Pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare”, për “Frikësim të dëshmitarëve”, për “Hakmarrje” dhe për “Shkelje të fshehtësisë së procedurës”
Gucati e Haradinaj deklarohen të pafajshëm në Hagë
NGA KATEGORIA