Pep Guardiola e ka komentuar humbjen e sotme të Manchester Cityt nga Arsenali.
“Gunners” fituan me rezultat 1:0 falë golit të Gabriel Martinellit, duke i dhënë kështu fund dominimit të “Citizens” në vitet e fundit, shkruan.
Trajneri spanjoll thotë se njerëzit nuk duhet të flasin për humbjen e dytë sezonale të kampionit aktual anglez dhe evropian, por për arritjen e “Topçinjve”.
Arsenali fitoi ndaj ekipit nga “Etihad Stadium” pas plot pesë vjetësh pritjeje.
“Kjo nuk është lajm (humbja e Cityt). Arsenali duke e mposhtur Man Cityn për herë të parë pas 12 ndeshjesh është lajm”, deklaroi ish-trajneri i Barcelonës dhe i Bayern Munichut.
Arsenali dhe Manchester City do të jenë edhe në këtë sezon dy kandidatët kryesorë për ta fituar titullin e kampionit në Angli. /Express