Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, e ka pranuar se ai nuk mund t’i zëvendësojë cilësitë individuale të Franck Riberys dhe Arjen Robbenit, pasi që këta dy futbollistë do të mungojnë në ndeshjen kundër Werder Bremenit të shtunën.
Robben luajti vetëm 19 minuta në fitoren 7-0 kundër Shakhtar Donetskut në Ligën e Kampionëve, ndërsa Ribery u largua nga fusha pak para se të bëheshin një orë.
Guardiola shpreson që Bavarezët t’i përmirësojnë paraqitjet e tyre në mungesë të këtyre dy yjeve, pasi që në të kaluarën kanë arkëtuar më pak pikë kur ata kanë munguar.
“Ne kemi humbur cilësi për situatat një kundër një. Mirëpo, do të mundohemi t’i përmirësojmë statistikat pa ta”, ka thënë spanjolli. /Telegrafi/