Guardiola merrë me vete këtë person nga Bayerni te City

E publikuar: 14/03/2016 13:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pe Guardiola po synon që në Manchester City ta marrë me vete edhe shefin e transferimeve të Bayern Munichut, Michael Reschke
Bayern Munich mund t’ia shoh sherrin trajnerit aktual, Pep Guardiolas. Ky i fundi po synon që në Manchester City ta marrë me vete drejtorin teknik të bavarezëve, Michael Reschke , raporton Bild.

Reschke ka për detyrë të identifikoj transferimet e reja për gjigantin nga Bundesliga. Ai ka ndërtuar një marrëdhënie të fortë me strategun spanjoll.

Reschke, i cili ka punuar mbi 35 vjet në Bayer Leverkusen në role të ndryshme, është punësuar në Bayern Munich në vitin 2014.