Guardiola i jep lamtumirën Bayernit

E publikuar: 23/05/2016 16:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pep Guardiola i jep lamtumirën Bayernit te Munihut. Gjatë tre viteve të tij në krye të stolit bavarez, Pep është shfaqur si një njeri I fortë por, në fund të finales se “Kupës së Gjermanisë” u pa një njeri krejt tjetër pasi shpërtheu në lot. Thomas Muller shprehet se Pep është një njëri I jashtëzakosnhëm, I cili dha maksimumin për Bayern:
“Në ndeshjen e fundit u cdo gjë pranohet. Pep është njeri dhe jo një robot. Nuk e besoja kurrë se ai do të shpërthente në lot”

I të njëjtit mendin është edhe kapiteni I kampionëve të gjermanisë, Philip Lahm:

“Besoj se Pep është lidhur shumë me skuadrën gjatë këtyre tre viteve. Ka punuar më shumë pasion.

Për Beckenbauer, aventura e Pep te Bayern nuk mund të quhet e dështuar, pasi në tre vite skuadra ka arritur të fitojë 7 tituj. Pavarësisht se trofeu I Champions League, ishte dhe arsyeja se përse Guardiola u transferua ne Bavari, sipas Kaiserit puna e trajnerit 45-vjecarë është për t’u vlerësuar. Më tej ai shton se Pep është një teknik I jashtëzakonshëm duke e falenderuar për përkushtimin./supersport.al/