Guardiola e quan Messin “baba” të Ronaldos, përmend dy emra që merituan Topin e Artë

E publikuar: 29/10/2024 20:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Manchester City-t ka folur për dy futbollistë, të cilët sipas tij e kanë pasur hak ta fitojnë Topin e Artë, por që nuk arritën për shkak të një “monstrumi” si Cristiano Ronaldo, dhe “babait të monstrumit”, që sipas tij është Lionel Messi.

Ai i përmendi dy mesfushorët të cilët kishin luajtur nën urdhrat e tij te Barcelona, Xavi Hernandezin dhe Andres Iniestën.

“Cristiano Ronaldo ishte monstrum dhe babai i monstrumit është Lionel Messi. Ndoshta në atë moment Xavi dhe Iniesta e merituan po ashtu Topin e Artë”, ka thënë Guardiola pë rmediat para përballjes ndaj Tottenham Hotspurs në EFL Cup.