Guangzhou në gjysmëfinale kundër Barçës

E publikuar: 15/12/2015 12:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Guangzhou Evergrande nuk ka ndërmend të ndalet.

Pasi ka kaluar në gjysmëfinalet e Botërorit për Klube falë fitores 2-1 ndaj meksikanëve të Club America, skuadra kineze, fituese e Champions League aziatike, ka vënë në shënjestër Barcelonën, me të cilën do të përballet të enjten. Një detyrë e vështirë, që, gjithsesi, nuk e tremb aspak Luiz Felipe Scoalrain, 67 vjeç, ish-trajner i Brazilit dhe Portugalisë.

Scolari ka marrë vendin e Marcello Lippit në drejtim të klubit. “Duhet të vazhdojmë ëndrrën tonë kundër Barcelonës, – ka thënë i bindur Scolari. – Fitorja nuk është e pamundur”. Nesër do të zhvillohet gjysmëfinalja e parë mes japonezëve të Sanfrecce Hiroshima dhe argjentinasve të River Plate. Të dielën, 20 dhjetor, do të zhvillohen dy finalet e vlefshme për vendin e tretë dhe atë të parin.