Grupi i Kumanovës është dërguar në Gjykatën Themelorë Shkupi 1, ku pas pak pritet do të shpallet aktgjykimi ndaj tyre.
Ekipi i Indeksonline raporton nga vendi i ngjarjes se të akuzuarit tashmë janë futur në objekt të Gjykatës dhe pas pak do të zënë vendet e tyre për të marrë vendimin e trupit gjykues.
Në sallën ku do të mbahet gjykimi ka interesim të jashtëzakonshëm të mediave dhe familjarëve të të akuzuarve.

















