Grupi i Grave Deputete: Gjykata Kushtuese kundër barazisë gjinore

18.03.2015 16:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Grupi i Grave Deputete: Gjykata Kushtuese kundër barazisë gjinore

Grupi i Grave deputete është i zhgënjyer edhe në lidhje me dy gjykatëset gra të Gjykatës Kushtetuese.

“Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës vlerëson se interpretimi që i ka bërë Gjykata Kushtetuese amendamentit për futjen e kuotës gjinore edhe në qeveri, në aspektin e të drejtave të njeriut, është në shpërputhje të plotë me vetë frymën e Kushtetutës, e cila ka parim themelor barazinë gjinore.

Ky interpretim shënon një hap mbrapa përsa i përket përpjekjeve për të luftuar diskriminimin me bazë gjinore që shtrihet në cdo pore të shoqërisë, përfshirë edhe institucionet publike.

Të drejtat e grave bëjnë pjesë pikërisht në korpusin e të drejtave të njeriut dhe kërkesa për barazi gjinore nuk ka si të jetë pakësim i të drejtave por barazi në të drejta. Gjithashtu kuota e propozuar si amendament është për mbrojtjen e të dyja gjinive në rastet e diskriminimit, pra kuotë neutrale.

Kuotat gjinore janë masa afirmative që nga vetë Kushtetuta e Kosovës në nenin 24.3 kërkohen të ndërmerren ndaj grupeve më pak të përfaqësuara.

Nxjerrja e përfundimit se amendamenti që synon barazinë gjinore, pakëson të drejtat dhe liritë e njeriut të përcaktuara në kapitullin e II të Kushtetutës është edhe në kundërshtim të plotë me vetë arsyetimin që ka bërë Gjykata Kushtetuese, në të cilin përmenden rezultatet dhe konventat ndërkombëtare që kërkojnë eliminimin e diskriminimit gjinor nëpërmjet ndryshimeve Kushtetuese dhe legjislative që duhet të ndërmarrin shtetet anëtare. Për shembull në arsyetim përmendet Rekomandimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i vitit 2003 ku shprehimisht thuhet që vendet anëtare duhet të marrin parasysh ndryshime kushtetuese dhe ose legjislative, përfshirë masat e veprimit pozitiv (kuotat) të cilat do të lehtësonin një pjesëmarrje më të baraspeshuar të meshkujve dhe femrave në vendimmarrjen politike dhe publike. Edhe amendamenti i propozuar nga deputetët ishte në përputhje të plotë me këtë frymë dhe me këto kërkesa.

Grupi i Grave deputete është i zhgënjyer edhe në lidhje me dy gjykatëset gra të Gjykatës Kushtetuese, njërën prej të cilave e kemi votuar me qëllimin që të mbrojë interesat e grave edhe në organin më të lartë të interpretimit të kushtetutës. Duam të rikujtojmë se vetë zonjat që kanë votuar kundër amendamentit për futjen e kuotës gjinore në Kushtetutë sot janë pjesë e Gykatës Kushtetuese aty në sajë të aplikimit të kuotave si masa afirmative për të mbërritur barazinë gjinore.

Tërheqim vëmendjen e opinionit publik se amendamenti i iniciuar nga deputetja e Alma Lama ka pasur përkrahjen e 55 deputetëve të Kuvendit, në numër të barabartë nga të dyja gjinitë, gjë që dëshmon për njohjen e situatës së pabarabartë në pushtetin ekzekutiv dhe dëshirën për ta ndryshuar atë”, thuhet në reagim.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin