Me kërkesë të qeverisë shqiptare dhe me vendim të Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me urdhër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Ramës, sot është nisur një grup i ekspertëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për vlerësimin e shkallës së dëmtimit të banesave dhe objekteve tjera nga dëmtimet e tërmeteve që kanë goditur Shqipërinë këto ditë.
Ky kontigjent është vazhdimësi e misionit të njësive të specializuara të Gardës Kombëtare të FSK-së, që u janë bashkuar operacioneve të kërkim-shpëtimit që nga momentet e para pas goditjeve të tërmetit shkatërrues në Shqipëri.

















