Grupi i Drenicës i cili akuzohet për krime lufte u paraqitën sot para Gjykatës Themelore në Veri të Mitrovicës.
Në këtë seancë është paraparë të jepet fjala përfundimtare e prokurorit por një gjë e tillë nuk ka ndodhur me arsyetimin se prokurori Charles Hardaway ka paraqitur edhe disa prova të reja me të cilat po tenton ta ngrit besueshmërinë e dëshmitarit të mbrojtur i cili kishte dhënë dëshmi kohë më parë në këtë proces.
Sielicki ka thënë se ka një raport i cili vërteton se Lushtaku ka thyer një rregull e cila ia ndalon atij paraqitjen në publik në një vend ku janë mbi 10 persona ndërkohë avokati i tij, Arianit Koci ka thënë se klienti i tij këtë gjë e ka bërë vetëm një herë dhe atë me leje të Gjykatës.