Maqedonisë aktualisht është duke e procesuar rastin ‘Puç’, ku njëri ndër të akuzuarit është kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ndërsa janë refuzuar ose nuk procesohen paditë ndaj kryeministrit Nikolloa Gruevski të cilat i ka dorëzuar Zaevi nga skandali i përgjimeve në të cilat Gruevski është përfshirë në një seri veprash penale.
Deri më tani askush nga prokuroria publike nuk ka guximin që t’i paraqes aktpadi Nikolla Gruevskit, edhe pse LSDM ka dërguar më shume se pesë padi ndaj tij, shkruan Klan.mk.
Nëse Prokuroria publike do të kishte vepruar sipas ligjit, sipas analizave të Gazetës Fokus, Gruevski do të ulej në bankën e të akuzuarve. Llogaritë flasin se Gruevski rrezikon deri më 40 vjet burg për dhjetëra vepra të rënda penale