Edhe kryeministri Nikolla Gruevski, me konferencë për media në 02:15 pas mesnate do të shpjegojë marrëveshjen e arritur mes pushtetit dhe opozitës.
Kjo marrëveshje parashikon dorëheqjen e tij deri më 15 dhjetor dhe zgjidhjen e një qeverie të re deri më 15 janar, me kryeministër nga radhët e VMRO DPMNE-së.
Zgjedhjet janë caktuar për më 24 prill.