Gruevski: Kryeministri i përkohshëm i nominuar nga VMRO-DPMNE, zgjedhjet më 24 prill

E publikuar: 15/07/2015 11:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Nikola Gruevski në konferencën me gazetarët shpalli arritjen e marrëveshjes për tejkalimin e krizës politike. Ai theksoi se bisedimet kanë qenë të suksesshme dhe përfunduan me marrëveshje për zgjedhje. Ai tha se është i kënaqur me marrëveshjen e arritur dhe se për këtë ka faleminderuar eurokomisionerin Hahn dhe treshen e eurodeputetëve.

Gruevski theksoi se LSDM gjatë periudhës së kaluar dhe gjatë negociatave të fundit ka bërë përpjekje maksimale për të dështuar marrëveshja e 2 qershorit dhe të mos ketë zgjedhje në muajin prill.

“Kjo është arsyeja se ata janë të vetëdijshëm se në prill do të humbasin zgjedhjet dhe se janë të vetëdijshëm se populli nuk i jep përkrahjen, siodmos për këtë mënyrë që po duan të vijnë në pushtet”, deklaroi Gruevski.

Ai ka shpalosur disa nga detajet e marrëveshjes:

LSDM të kthehet në Parlament më 1 shtator

Qeveria aktuale të tërhiqet 3 muaj para zgjedhjeve dhe do të formohet qeveri për organizimin e zgjedhjeve të reja

VMRO-DPMNE do të nominojë kryeministër të përkohshëm për 100 ditëshin para zgjedhjeve, duke nisur nga 15 janari 2016, ashtu që zgjedhjet të zhvillohen më 24 prill.

LSDM do të ketë ministrin e MPB-së, por pas konsultimeve paraprake me LSDM dhe BDI, kjo nënkupton person që nuk ka lidhje me asnjë parti politike.

Gjithashtu LSDM do të ketë ministrin e Ministrisë së Punës dhe Politikave Sociale.

Por VMRO-DPMNE do të ketë zëvendësministrat e saj me të drejtën e qasjes dhe vetos për të gjitha çështjet e lidhura me zgjedhjet.

LSDM zëvendësministra të tilë do ti ketë në ministrinë e financave, bujqësisë dhe shoqërisë informatike dhe administratës.

Prokurori i ri do të duhet të zgjidhet deri më 15 shtator 2015, që do të udhëheq hetimet për përgjimet dhe do të zgjidhjet sipas marrëveshjes midis katër partive politike.

Gruevski tha se partia e tij sërish do të fitojë në zgjedhjet e fundit të prillit dhe se kjo fitore e tyre do të jetë historike, për shkak se siç tha bëhet fjalë për një ekip që krijon një të ardhme të mirë për Maqedoninë. (INA)

 

S’KA KOMENTE

PËRGJIGJU