
Macedonian Prime Minister Nikola Gruevski walks after a news conference at the government building in Skopje, Macedonia, on Saturday, Jan. 31, 2015. Prime Minister Gruevski has accused Saturday the leftist oppositional leader Zoran Zaev, for attempt of organizing a coup by blackmailing him with recorded phone conversations that discredit countrys leadership in order to agree on forming a technical government and early elections. The leader of the main leftist oppositional party Zoran Zaev was charged for violence against representatives of the highest state authorities. He was questioned by the investigative judge, but was not arrested and according to local media, he was ordered to hand over his passport. (AP Photo/Boris Grdanoski)
VMRO DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit është kërcënuar me “probleme” nëse nuk respektohet fitorja e saj në zgjedhje dhe mbetet jashtë qeverisë së re.
Reagimi i partisë së ish kryeministrit vjen pas njoftimeve për intensifikimin e bisedimeve për formimin e qeverisë së re mes LSDM-së së opozitarit, Zoran Zaev dhe BDI-së së Ali Ahmetit, e cila në dhjetë vitet e fundit ishte në koalicion më VMRO-në.
Gruevski ka kërkuar nga BDI-ja që të respektoj parimin e vendosur nga ana e tyre që qeveria e Maqedonisë të formohet nga partitë fituese në bllokun politik shqitar dhe maqedonas.
“Çdo parti që do të vendos të formojë koalicion pa partinë e cila ka fituar më shumë vota nga populli në zgjedhje, duhet ta dijë se në të njëjtën kohë merr vendim që të ballafaqohet me probleme në të ardhmen, të natyrshme për situatën kur injorohet vullneti i shumicës së qytetarëve”, thuhet në reagimin e VMRO-së
“Tani kur VMRO-DPMNE është fituese, edhe nga jashtë edhe nga brenda harrohet ky parim. Të gjithë duhet ta dinë se nëse një herë shkelet ky parim, kjo do të shndërrohet në një proces të pakthyeshëm. Nuk mundet ai parim të vlejë sipas nevojës, vetëm kur dikujt i konvenon”, vlerëson partia e Gruevskit.
Bisedimet mes LSDM-së dhe BDI-së kanë nisur pasi paraprakisht VMRO-ja nuk arriti marrëveshje me BDI-në për formimin e qeverisë së re./rel/



















