Gruevski: Erdhi koha për zgjedhje, fund i krizës

E publikuar: 17/10/2016 09:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në tubimin e djeshëm të kësaj partie në Shkup tha se zgjedhjet e ardhshme do të jenë referendum për Maqedoninë.

“Këto zgjedhje do të jenë referendum kundër asaj që opozita e bëri, referendum për kthimin e temave pozitive, projekteve dhe zhvillimit, që janë pjesë e problemeve të përditshme që tangojnë njerëzit.  Zgjedhjet do të jenë referendum për Maqedoninë siç e duam të gjithë…

Erdhi koha për zgjedhje dhe koha që ta dëgjojnë zërin e popullit. Zëri që gjatë kohë e injoruan, nënçmuan, përqeshën. Populli që mban mend, është i mençur dhe di mirë se çfarë në të vërtetë ka ndodhur dhe cili është qëllimi i fundit. Erdhëm deri në atë që gjatë kohë prisnin qytetarët e Maqedonisë, tek qëllimi i dëshiruar, që do të thotë fundi i fillimit të përfundimit të krizës, erdhi koha për përgjigjen që qytetarët ua përgatisin veçmë dy vite. Koha është për përfundimin e krizës”, tha mes tjerash Gruevski.