Kryeministri i Maqedonisë i cili po përballet me akuza se ka kurdisur sulmin në Gushincë të Likovës, ka përsëritur atë që ka thënë Ministri i Brendshëm i Maqedonisë se ‘grupi i terroristëve” ka hyrë nga Kosova. Ai ka thënë se pala kosovare është e njoftuar për këtë.
Ngjarja në Gushincë është një ngjarje serioze ku morën pjesë një grup pjesëmarrës, identiteti i të cilëve është i njohur për institucionet tona dhe për të cilët është njoftuar edhe faktori ndërkombëtar dhe institucionet në Kosovë, tha Nikolla Gruevski.
“Sfidat në këtë plan do të vazhdojnë, kjo nuk guxon që të vendoset në kontekstin ditor politik. I shoh vezët qyqare të opozitës se ne po qëndrojmë pas asaj dhe se të ju them sinqerisht, gërditem nga ajo retorikë anti shtetërore dhe nga tërë rrjedha e ngjarjeve që nuk është për t`u habitur se disa i lidhin me 2001.
Por, dua t`i porosis të gjithë të përfshirët, kjo nuk është 2001, institucionet do të veprojnë në mënyrë vendimtare në kuadrin e kompetencave të saja, ndërsa punëtorët e kolonës së pestë duhet që në mënyrë maksimale dhe të përgjegjshme të sillen me rastin, pasi që kjo gjë nuk është politikë ditore, dhe budallakitë e tyre, sulmet, kërcënimet dhe sjelljet për këtë rast, kanë një kontekst tjetër. Kjo është një punë serioze ku është në pyetje shteti”, tha Gruevski, transmeton zhurnal.mk