Gruevksi konfirmon vizitën në Tiranë

27.05.2015 19:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gruevksi konfirmon vizitën në Tiranë

Kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë konferencës për shtyp sot me homologun serb Aleksandër Vuçiq ka folur edhe për ngjarjen në Kumanovë dhe qëndrimin e Shqipërisë ndaj Maqedonisë.

Ai ka sqaruar para gazetarëve se deklarata e tij për rishikimin e vetos së Shqipërisë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, nuk është një kërcënim, por një qëndrim, që ne se si vend anëtar i NATO-s kemi kërkuar që të respektohet Marrëveshja e Ohrit pikë për pikë, çka është kusht për një vend si Maqedonia që synon të jetë në NATO.

Megjithatë ai tha se marrëdhëniet me Maqedoninë qëndrojnë të mira, përderisa dhe nesër në Forumin Ekonomik të Vjenës do të marrë pjesë edhe kryeministri Gruevski, i cili e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij.

“As kam kërcënuar dhe as kam shpallur ndonjë qëndrim për veto. Fjalën veto e keni vënë ju me ndihmën e mendimtarëve dhe të politikanëve të caktuar të Tiranës. Ne jemi anëtarë të NATO-s dhe ne flasim në emër të NATO-s; objektivat që Maqedonia duhet të realizojë për të qenë një anëtar i NATO-s edhe përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe Marrëveshjen e Ohrit. Kështu që, ne këtë e themi dhe do ta themi me plot të drejtë, s’është as kërcënim dhe as bllokim, por është thjesht dhe vetëm qëndrim. Ndërkohë që, mbrëmë kemi marrë me kënaqësi edhe konfirmimin e Kryeministrit Gruevski për të qenë këtu dhe do ta kemi një ndër miqtë e ftuar. Pra, plotësohet numri i gjithë kryeministrave që ne kemi ftuar për të qenë të pranishëm në takimin e nesërm,” tha Rama.

Po kështu edhe në raport me Greqinë, sa i përket çështjes së debatuar të kufirit detar, Rama tha se nuk negociohet me interesin kombëtar, vetëm për fqinjësi të mirë, ndërkohë që i kujtoi Athinës se nuk mund t’i tregojë Shqipërisë se kë duhet të zgjedhë në krye të parlamentit apo si nënkryetar të parlamenti t të saj.

“Nuk kemi absolutisht asnjë lloj problemi me qeverinë e Athinës. Ne nuk kemi ndërmend ta negociojmë interesin kombëtar për të krijuar idenë e një fqinjësie të mirë. Nga ana tjetër, ne jemi zotuar të bëjmë një politikë të jashtme me zero probleme me fqinjët, por ne nuk jemi zotuar të mbyllim sytë kur shfaqet një problem që nuk e kemi krijuar ne dhe nuk e ushqejmë ne”, tha Rama.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Uran Ismaili konfirmon koalicionin me Përparim Ramën në kryeqytet: Nuk dua të prodhoj krizë në Prishtinë, nesër zyrtarizohet

Uran Ismaili konfirmon koalicionin me Përparim Ramën në kryeqytet: Nuk dua të prodhoj krizë në Prishtinë, nesër zyrtarizohet

Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Birmania tronditet nga skllavëria e fëmijëve (Foto)

Birmania tronditet nga skllavëria e fëmijëve (Foto)

Koreja e Jugut plan për vrasjen e Kim Jong Un

Koreja e Jugut plan për vrasjen e Kim Jong Un

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

DW: Pasuesit e Milosevic’it po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ s’ka me u ba kurrë

DW: Pasuesit e Milosevic’it po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ s’ka me u ba kurrë

Zuckerberg e Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Zuckerberg e Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Tenderi i uniformave, prokuroria hap hetim për “shkelje të barazisë”

Tenderi i uniformave, prokuroria hap hetim për “shkelje të barazisë”

A është kaq i fuqishëm Erdogan, të gjithë i shkuan te tavolina për ta përshëndetur (Foto)

A është kaq i fuqishëm Erdogan, të gjithë i shkuan te tavolina për ta përshëndetur (Foto)

Gjuriq, mesazh serbëve nga Graçanica

Refugjatë nga Lindja e Mesme futen në Shqipëri

Refugjatë nga Lindja e Mesme futen në Shqipëri

Erdogan: ShBA nuk duhet ta strehojë një terrorist si Gulen

Erdogan: ShBA nuk duhet ta strehojë një terrorist si Gulen

Sarkozy emigrantëve: Doni të bëheni francezë, atëherë flisni frëngjisht dhe jetoni si francezët

Sarkozy emigrantëve: Doni të bëheni francezë, atëherë flisni frëngjisht dhe jetoni si francezët

Vritet një palestinez, tentoi ta therte me thikë një ushtar izraelit (Foto)

Vritet një palestinez, tentoi ta therte me thikë një ushtar izraelit (Foto)

Zgjedhjet në Rusi, partia e Putinit kalon edhe parashikimet më optimiste

Zgjedhjet në Rusi, partia e Putinit kalon edhe parashikimet më optimiste

Greqi, mijëra migrantë ikin nga zjarri në kamp

Greqi, mijëra migrantë ikin nga zjarri në kamp