Gruda nuk luan me fanellën e Shqipërisë: Gjithmonë krenar që luaj për Gjermaninë

E publikuar: 02/04/2026 21:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi i talentuar i Leipzigut, Brajan Gruda, ka konfirmuar se nuk do të luajë për Kombëtaren e Shqipërisë, duke zgjedhur të përfaqësojë Gjermaninë.

Edhe pse 21-vjeçari nuk ka debutuar ende me Kombëtaren A gjermane, vendimi i tij duket i vendosur, transmeton Klankosova.tv.

Gruda ka publikuar disa fotografi nga ndeshja e fundit me U21 të Gjermanisë, ku luajti kundër Northern Ireland në kualifikueset për Kampionatin Evropian U21.

Sulmuesi ka shprehur krenarinë e tij për të përfaqësuar Gjermaninë, duke postuar në rrjetet sociale:

“Gjithmonë krenar që luaj për Gjermaninë, një pengesë e vogël, por i kënaqur me rezultatet. Kthehem së shpejti.” – ka shkruar Gruda.