Shefi i kabinetit të liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, Artan Grubi ka mohuar raportimet e medieve se është sulmuar shtëpia e drejtuesit të BDI-së.
Sipas tij, raportimet e medieve janë “gënjeshtra” dhe se as Ahmeti e askush nga familja e tij nuk është sulmuar.
Këto deklarata, Grubi i ka dhënë në rrjetin e tij social Facebook.
Ja postimi i Artan Grubit:
“Edhe një gënjeshtër e paskrupullt dashakeqe po qarkullon në opinion. Nuk është sulmuar as shtëpia e Kryetarit Ali Ahmeti, as ai vet ose ndonjë anëtar i familjes së tij. I gjithë ky vrer shpifës le të ju shërbej në nderin që ju mungon. Mos ju besoni dezinformacioneve”, ka shkruar Grubi në profilin e tij, në Facebook.