Grubi i reagon Qeverisë së Kosovës: Vendimi për masat na befasoi, riktheni masat paraprake

E publikuar: 23/01/2022 21:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas kësaj ka pasur reagime të shumta. Lidhur me këtë për Indeksonline është deklaruar edhe zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Ai tha se ky vendim i befasoi dhe nuk e kupton arsyen e një mase të tillë, pasi që gjendja me Covid-19 është e njëjtë në të dyja vendet.

“Vendimi i fundit i autoriteteve shëndetësore kosovare na befasoi dhe nuk e kuptoj arsyen për një masë të tillë, sepse situata shëndetësore është e njëjtë si në Kosovë dhe në Maqedoni të Veriut a po edhe në Shqipëri, ndersa OBSH dhe vendet perëndimore po shqyrtojnë largimin e kufizimeve.

Shpresoj që Qeveria e Kosovës do ta shqyrton këtë vendim gjatë javës që vjen dhe do të rikthen masat paraprake”, thotë ai.

Grubi tregon se synimi i tyre është që të largojnë kufijtë mes vendeve, në mënyrë që të lehtësohet qarkullimi i njerëzve dhe mallrave.

“Një nga vendimet e para në të cilat kemi insistuar që të ndërmirren në qeverinë e kaluar ishte të hiqen kufizimet në kufirin me Kosovën dhe këtë e arritëm pas shumë përpjekjeve dhe takimeve me autoritetet shëndetësore në Kosovë.

Kjo i ndihmoi qytetarët nga të dy anët e kufirit dhe ka funksionuar pa asnjë pengesë.

Synimi jonë është që të largojmë kufinjtë midis nesh duke nisur nga menaxhimi i përbashkët i vendkalimeve kufitare që do të lehtëson qarkullimin e njerëzve dhe mallrave”, u shpreh ai.